Konkurs për kampin TOKA International

- 12 Aug 2016

Javën që vjen, në Parkun Gërmia do të mbahet një kamp ndërkombëtar – për herë të parë pas luftës. Komuna e Prishtinës ofron mundësinë për të marrë pjesë në këtë organizim, me ofrimin e bursave për të rinjët e moshës 16-19 vjeçare që e flasin shkëlqyeshëm gjuhën angleze. Nëse doni t’i bashkoheni të rinjëve nga Italia, Holanda, Belgjika, Finlanda – dhe të mësoni e zbaviteni me edukatorë nga Amerika, Kanada, Italia dhe Kosova – atëherë aplikoni më së voni deri të dielen, 14 gusht. Kampi do të mbahet me 18-24 gusht. Për më shumë informata rreth kampit dhe për të aplikuar, vizitoni http://toka-ks.org/toka-international-camp