- 18 Aug 2016
Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës po vazhdon me punët e përditshme në terren, duke evidentuar parregullsi dhe duke ndërmarrë masa në secilin rast.
Inspektorët nga Sektori i Ndërtimit kanë evidentuar ditë më parë ndërtimin pa leje të një aneksi të shtëpisë në “Lagjen e Profesorëve”. Palës i është lënë thirrja për paraqitje në Inspekcion, dhe pasi nuk është përgjigjur, i është lënë Aktvendimi përmes të cilit urdhërohet që menjëherë të fillojë rrënimin e aneksit përkatës, dhe ta kthejë hapësirën në gjendjen e mëparshme.
Meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur, Drejtoria e Inspekcionit ka ndërmarrë sot aksion duke e penguar degradimin e mëtutjeshëm dhe duke rrënuar atë aneks, ashtu siç do të veprojë në secilin rast ku ka shkelje të tilla.