Komuna e Prishtinës organizon dëgjime buxhetore për Infrastrukturë lokale dhe Ekonomi dhe zhvillim lokal

- 24 Aug 2016

Diskutimet publike buxhetore mbahen me qëllim të marrjes së sugjerimeve të qytetarëve për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve.

Andaj, Komuna e Prishtinës nesër me datë 25 gusht mban dy dëgjime buxhetore. Në orën 16:00, dëgjim buxhetor për Infrastrukturën lokale dhe në orën 18:00, dëgjim buxhetor për Ekonomi dhe zhvillim lokal. Dëgjimet buxhetore mbahen në ndërtesën e re të Komunës së Prishtinës. Ju ftojmë të merrni pjesë!