- 26 Aug 2016
Diskutimet publike buxhetore mbahen me qëllim të marrjes së sugjerimeve të qytetarëve për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve.
Komuna e Prishtinës sot me datë 26 gusht mban dy dëgjime buxhetore. Në orën 16:00, dëgjim buxhetor për Urbanizëm dhe Kadastër dhe në orën 18:00, dëgjim buxhetor për Shëndetësi dhe Arsim. Dëgjimet buxhetore mbahen në ndërtesën e re të Komunës së Prishtinës. Ju ftojmë të merrni pjesë!