- 29 Aug 2016
Diskutimet publike buxhetore mbahen me qëllim të marrjes së sugjerimeve të qytetarëve për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve.
Komuna e Prishtinës sot me datë 29 gusht mban dy dëgjime buxhetore. Në orën 16:00, dëgjim buxhetor për Kulturë,
Rini dhe Sport i cili mbahet në bibliotekën "Hivzi Sylejmani" në Dardani. Në orën 18:00, dëgjim i përgjithshëm buxhetor i cili mbahet në ndërtesën e re të Komunës së Prishtinës. Ju ftojmë të merrni pjesë!