- 09 Sep 2016
Në vazhdën e ndërtimit të infrastrukturës në fshatrat e Prishtinës, Drejtoria e Investimeve Kapitale, ka përfunduar ndërtimin e rrugës Llukar – Siqevë. Rruga ka gjatësi prej 3120 m dhe gjërësi prj 6 m. Punëkryesi “Drini Company” ka përfunduar punimet sipas kontratës në afat prej 90 ditësh. Vlera e kontratës me numer të prokurimit 616 15 034 511 është 341,520.00 EUR dhe punimet kanë garancion 5 vite pas pranimit të punimeve. Qarkullimi i banorëve tash e tutje do të je të shumë më i lehtë dhe më i sigurtë edhe në sezonë të dimrit.