Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, së bashku me Drejtuesen e Kabinetit të Kryetarit, Fitore Pacolli takuan Kryeshefin Ekzekutiv të Agjensionit të Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi

- 27 Apr 2017

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, së bashku me Drejtuesen e Kabinetit të Kryetarit, Fitore Pacolli sot takuan Kryeshefin Ekzekutiv të Agjensionit të Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi.
Nënkryetari Dardan Sejdiu e informoi Kryeshefin Ekzekutiv për projektin dhe rëndesinë e reformës së transportit publik në Komunën e Prishtinës.

Z. Krasniqi u informua se per te vazhduar tutje me reformën ,Komunës së Prishtinës i nevojiten të dhëna të sakta statistikore që hartimi I Planit të Qëndrueshëm të mobilitetit urban të jetë në përputhje me të dhënat reale. Z. Sejdiu kerkoi nga agjensioni që të merr parasysh kërkesen e Komunës dhe të I sigurojë këto të dhëna në sa me shpejt që të jetë e mundur.

Në anën tjetër, Kryeshefi Ekzekutiv shprehi gadishmërinë për sigurimin e të gjitha të dhënave të nevojshme për mbështetjen e ketij projekti të rëndesishëm për qytetin dhe banorët e Prishtinës.
Poashtu, të dy palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fushat me interest të perbashkët.