Ofertë publike për dhënien në mbikqyerje të përkohshme të vend-gjuetive të përbashkëta - DREJTORIA E BUJQËSISȄ

- 20 Nov 2017

Bazuar në Ligjin Nr. 02/L-53 për Gjuetinë, neni 37 paragrafi 37.4 dhe Udhëzimi Administrativ NR. 06/2009, neni 4, 5 dhe 6, Kuvendi Komunalë Prishtinë- Drejtoria e Bujqësisë shpall ofertë publike mbi dhënien në mbikëqyerje të vendgjuetive të përbashkëta që shtrihen në territorin e Prishtinës.

OFERTË PUBLIKE
Për dhënien në mbikqyerje të përkohëshme të vend-gjuetive të përbashkëta

I. Vendgjuetia: “Prishtina I” në sipërfaqe të përgjithshme prej 26349.02 hektar dhe sipërfaqe ku mund të zhvillohet gjuetia prej 18853.20 hektar;

II. Vendgjuetia: “Prishtina II” në sipërfaqe të përgjithshme prej 11384.21hektar dhe sipërfaqe ku mund të zhvillohet gjuetia prej 7243.52 hektar dhe

III. Vendgjuetia: “Prishtina III” në sipërfaqe të përgjithshme prej 12578.40hektar dhe sipërfaqe ku mund të zhvillohet gjuetia prej 12036.20 hektar

KUSHTET E OFERTËS
1. Kushtet kryesore për dhënien në mbikqyerje të përkohëshme të vend-gjuetive të përbashkëta janë:
1.1. dëshmia e regjistrimit të veprimtarisë;
1.2. dëshmi mbi përvojën e punës në menaxhimin me kafshë të egra dhe gjueti (kjo vlen për menaxhuesit e gjertanishëm me gjueti – shoqatat e gjuetisë) nga Federata e Gjahtarëve të Kosovës, si dhe përshkrimin e rezultateve menaxhuese nga vitet paraprake;
1.3. dëshmi mbi përvojën e punës në menaxhim dhe rezultatet e arritura në veprimtari të ngjashme - për subjektet tjera juridike dhe fizike si në: pylltari, bujqësi, veterinë, turizëm, ekologji;
1.4. dëshmi për shërbimin profesional që do të angazhohet në menaxhim, duke përfshirë numrin e të punësuarve - gjuetarë të kualifikuar, roje gjuetie, profesionistë të florës dhe faunës;
1.5. programin për synimet e menaxhimit dhe zhvillimit të vendgjuetisë – mbrojtja dhe ruajtja, kultivimi dhe shtimi i kafshëve të egra;
1.6. dëshmi nga gjykata se personi përgjegjës nuk është i dënuar ose i ndjekur për vepër penale;
1.7. dëshmi që vërtetohet se nuk ka obligime financiare ndaj Agjencisë Tatimore të Kosovës;
1.8. dëshmi për posedimin e mjaftueshëm të mjeteve financiare për ushtrimin e kësaj veprimtarie;
1.9. Ne kushte të barabarta, subjektet që kanë më shumë përvojë në fushën e menagjimit me gjueti do të kenë përparërsi në përzgjedhje.
- Subjekt I ofertës është dhënia në mbikqyerje të përkohshme të vendgjuetive të lartëpërmenduar
-Subjektet përfituese do të jenë të obliguara dhe përgjegjëse për kultivimin dhe mbrojtjen e faunës së egër , ndersa lejohet vetem gjuetia sanitare dhe shkencore.

Afati i aplikimit nga data 20.11.2017 deri më 28.11.2017.
Dorëzimi i dokumentacionit bëhet në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës.

 

 Ofertë publike