Hapet kiosku turistik në sheshin "Zahir Pajaziti"

- 18 Sep 2018

Nga sot të gjithë turistët dhe vizitorët që vijnë në Prishtinë e që kanë nevojë për informata, mund të drejtohen në kioskun turistik në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Kiosku turistik është pjesë e pilot-projektit me PPSE Program Swisscontact dhe ka mbledhur e prodhuar materiale të ndryshme turistike, një pjesë prej të cilave janë përpiluar enkas për këtë info qendër.