Të punojmë me fëmijët me Autizëm

- 09 Oct 2018

Sot përuruam investimin e TIKA-s dhe shtetit të Turqisë, për funksionalizimin e objektit që ka ndarë Komuna për të punuar me fëmijët me Autizëm, derisa të ndërtohet Qendra për Autizëm dhe Sindromë Down.

Autizimi nuk është sëmundje, por është një mënyrë tjetër e zhvillimit neurologjik. Fëmijët me autizëm janë të veçantë, për të mirë, me talente dhe aftësi të posaçme. Fokusimi dhe thellimi i interesimit të tyre, përbën potencial unik. Hapja e mundësive për këta persona, përmes programeve të ndryshme dhe integrimit në shoqëri, përbën mundësi dhe jo pengesë.

Duhet të angazhohemi së bashku që t’i identifikojmë, dhe të punojmë me ta në mënyrën e tyre.