Rrugët e Prishtinës, të qarkullueshme

- 09 Jan 2019


Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve, 6 në qytet dhe 2 në fshatra, me të gjitha kapacitetet e tyre, në vazhdimësi po i pastrojnë rrugët nëpër lagjet dhe fshatrat e Prishtinës.

Meqë reshjet e borës po vazhdojnë dhe temperaturat janë shumë të ulëta, iu bëjmë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në vozitje dhe të jenë të pajisur me mjetet të përshtatshme për vozitje në dimër.