E-Kiosku i ri në objektin e Bashkësisë Lokale - Ulpianë

- 14 Feb 2019

E-kiosku në Bashkësinë Lokale në Ulpianë, është i katërti me radhë pas atyre në dy objektet e komunës dhe në ARC.

Në të mund të nxirren certifikatat e lindjes; certifikat e lindjes për fëmijë; ekstraktet e lindjes; ekstraktet e lindjes për fëmijë; certifikatat e vendbanimit; certifikatat e martesës; faturat e tatimit në pronë; e së shpejti edhe fletat poseduese.

Në katër E-kiosqet funksionale, deri tani janë nxjerrë mbi 120.000 dokumente.