Drejtori për Sport, Fitim Rexha sot priti në takim përfaqësuesit e grupit të tifozëve “Plisat”

- 06 Mar 2019

Gjatë takimit u diskutua për avancimin e bashkëpunimit në prag të ndeshjeve të mëdha të Klubeve të Prishtinës, si dhe për krijimin e Këshillit Kombëtar për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative gjatë ngjarjeve sportive.

Drejtori Fitim Rexha i përgëzoi grupin e tifozeve “Plisat” për përkrahjen dinjitoze të klubeve nga Prishtina në të gjitha sportet.

Drejtoria për Sport në Komunën e Prishtinës mbetet e përkushtuar për krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin e sportit për të gjithë qytetarët pa dallim.