Drejtori për Sport, Fitim Rexha priti në takim komandantin Domenico Simone nga Zyra Ndërlidhëse e KFOR-it

- 23 May 2019

Drejtori për Sport, Fitim Rexha priti në takim komandantin Domenico Simone nga Zyra Ndërlidhëse e KFOR-it.

Gjatë takimit u diskutua për përgatitjet e organizimit të turnirit multietnik të futbollit që do të mbahet në fshatin Bërnicë. Njëherit, u diskutua edhe për aktivitetet të cilat do të organizohen për 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës.