Të shtunën u mbajtë koncerti "Metal United World Wide II"

- 19 Jun 2019

Prishtina të shtunën u bë pjesë e botës!
Në mbrëmjen e 15 qershorit, Prishtina organizoi njërin nga 64 koncertet e mbajtura në 39 shtete të botës, në kuadër të rrjetit ndërkombëtar të "Metal United World Wide II".
Në këtë koncert të zhanrit rock-metal performuan artist si Eugent Bushpepa, Jericho, Sunchair nga Gjermania, Shlem, Krieg Metal Band e shumë artist e grupe muzikore të tjera.

Ky aktivitet u organizua në Prishtinë nga Rockuzinë, në bashkpunim me Komunën e Prishtinës, në kuadër të aktiviteteve 20/20.
30% e të hyrave të mbledhura nga nga biletat do iu dhurohen Cure2Children Kosove, për fëmijët e prekur nga sëmundja e leukemisë.