Komisioni komunal i aksionarëve, ka të drejtë të veprojë në emër të Komunës, në përputhje me Ligjin për Shoqëritë Tregtare. Çdo komision komunal duhet me shumicë të thjeshtë votash, të vendosë se si do t’i ushtrojë të drejtat e aksionarit në një çështje të caktuar.
Komisioni komunal i aksionarëve raporton 1 (një) herë në vit në Kuvendin Komunal të Prishtinës
Kompetencat ekskluzive të aksionarëve janë:
- Ndryshimi dhe plotësimi i statutit;
- Zgjedhja ose shkarkimi i drejtorëve;
- Caktimi i anëtarëve të komisionit të auditimit;
- Mbikëqyrja e vazhdueshme dhe kujdesi për kryerjen e detyrave fiduciare nga anëtarët e bordit dhe zyrtarët e NP-se.
Komisioni komunal i aksionarëve përfaqëson komunën në mbledhjen për zgjidhjen e 4 drejtorëve të NP, të cilët kanë mandat prej 3 viteve. Gjatë zgjedhjes së drejtorëve, aksionarët duhet të sigurojnë që së paku dy drejtorë të zgjedhur të jenë ekspert, ose së paku të kenë njohuri adekuate të kontabilitetit.
Zyrtarët e NP emërohen nga Bordi i drejtorëve të NP. Zyrtarët shërbejnë për Bordin dhe Bordi mundet në çdo kohë dhe me shumicë votash të ndërpresë kontratën e tyre me ose pa deklarimin e arsyes. Secila NP do të ketë 4 zyrtarë:
- Kryeshefin ekzekutiv
- Zyrtarin kryesor financiar dhe të thesarit,
- Këshilltarin e përgjithshëm/Sekretarin e ndërmarrjes dhe
- Zyrtarin për auditim të brendshëm.
Ndërrmarjet Publike Komunale
- Ndërmarrja Publike Banesore / Bordi Drejtues / Raportet financiare
- Ndërmarrja Publike “Hortikultura”
- N.P."TERMOKOS" SH.A / Bordi Drejtues / Raportet financiare
- Kompania Regjionale e Mbeturinave Pastrimi
- Kompania Publike Komunale"Sportmarketing" / Bordi Drejtues
Statuti i ndërmarrjes publike lokale "Stacioni i autobusëve" Sh.A
Organogrami "Stacioni i Autobusëve"
Statuti i ndërmarrjes publike banesore
Plotësim ndryshimi i Statutit të ndërmarrjes publike banesore
Statuti i ndërmarrjes "Trafiku Urban"