- 06 Mar 2017
Nesër, më 7 mars, Dita e Mësuesit, Komuna e Prishtinës i ka organizuar këto aktivitete:
Në ora 10:00, Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti dhe Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci, do të vizitojnë Shkollën Fillore "Naim Frashëri".
Në orën 11:00, në sallën nr 37 të ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës, Grupi i Grave Asambleiste do të shpërndajë mirënjohje për mësuesit e pensionuar, veteranë të arsimit.
Ndërkaq, në ora 17:00, në katin e IV të ndërtesës së re të Komunës së Prishtinës, do të mbahet manifestimi festiv, me program nga nxënësit e shkollave të Prishtinës dhe do të nderohen mësuesit e dalluar.
Ju ftojmë t'i ndiqni këto aktivitete!