- 03 Dec 2014
Sot, Drejtori i Drejtorisë së e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia nënshkroi një Marrëveshje bashkëpunimi me organizatën “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”
Në këtë marrëveshje parashikohet të organizohen aktivitete në institucionet shëndetësore të Komunës së Prishtinës për nënat dhe fëmijët. Po ashtu do të identifikohen prioritete kyçe, konform të cilave do të ndërmerren nisma me qëllim të sensibilizimit të nënave të reja lidhur me periudhën gjatë dhe pas shtatzanisë.
Synimi kryesor është informimi dhe këshillimi i grave, respektivisht nënave të reja lidhur me ndryshimet që ndodhin gjatë shtatzanisë, rreziqet, kujdesin e nevojshëm pas lindjes, ushqyerjen me gji si dhe informacionet e tjera për imunitetin e fëmijëve dhe shëndetin e tyre.
Në kuadër të kësaj Marrëveshje, do të përfshihet edhe shpërndarja e materialeve informuese dhe mjetet e tjera mbështetëse për informimin edukativ të nënave të reja.