Njoftim për qytetarë - Drejtoria e Urbanizmit

- 06 Feb 2018

Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës ju njofton se, duke filluar nga data 12.02.2018, do të fillojë zbatimin e orarit të ri të punës në sportelin, i cili gjendet në katin III, në hapësirat e kësaj drejtorie, për pranim-dorëzimin e akteve administrative dhe shkresave të tjera zyrtare, të nxjerra pas shqyrtimit apo përfundimit të procedurës administrative, sipas kërkesave tuaja.

Puna me palë në sportel, i cili gjendet në katin III, në hapësirat e kësaj drejtorie, do të fillojë prej orës 10:00 deri në orën 12.00, çdo ditë pune. Asnjë palë nuk do të pranohet në këtë sportel jashtë këtij orari.

Takimet e rregullta për pranimin e palëve në zyrë nga zyrtarët, shefi i sektorit dhe drejtori i kësaj drejtorie, do të vazhdojnë të mbahen sipas terminëve të caktuar paraprakisht, si dhe gjatë orarit të përcaktuar më parë për pranimin e tyre (ditën e martë dhe të enjte të javës, duke filluar nga ora 9:00 deri në orën 12:00).

Ky ndryshim i orarit të punës në këtë sportel, bëhet në vazhdën e përpjekjeve të kësaj drejtorie për krijimin e kushteve për fillimin e zbatimit të rregullativës ligjore, përkatësisht fillimin e njoftimit të qytetarëve të përfshirë në procedurë administrative, për aktet administrative apo procedurale, nëpërmjet dërgimit me postë, në mënyrë elektronike, apo nëpërmjet njoftimit formal, konform neneve 108 dhe 109 të Ligjit nr. 05/L-031, për procedurën e përgjithshme administrative.