- 01 Mar 2018
1. Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës u bënë thirrje të gjithë individëve, bizneseve, organizatave jo-qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushat kulturore, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në organizimin e Festivaleve, Organizime, Ekspozitë dhe Manifestime në Komunën e Prishtinës.
2. OJQ-të, Individët, Bizneset në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet propozimet për organizimin e aktiviteteve kulturore.
3. OJQ-të, Individët, Bizneset mund të aplikojnë me një projekt që kontribuojnë në organizimin e fushave kulturore, përmes aktiviteteve si më poshtë:
- Festivale;
- Organizime;
- Ekspozitë, si dhe
- Manifestime;
4. Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 110,000€ (Euro).
Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 300 € (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 10,000€ (euro).
5. Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune, pra nga dt. 01.03.2018 dhe përfundon me datën 21.03.2017.
6. OJQ-të, individët si dhe bizneset mund të aplikojnë vetëm me një projekt. Periudha e zbatimit të projektit është deri në fund të muajit dhjetor.
Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës së paku një vit para datës së publikimit të thirrjes publike. Individët, Bizneset, si dhe OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushat si: Festivaleve, Organizime, Ekspozitë dhe Manifestime. OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislaconit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj Komunës së Prishtinës dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes fiannciare publike.
7. Propozimet do të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/
Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen vetëm përmes aplikacionit online, në adresën mëposhtme: http://krs.prishtinaonline.com/.
Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendarin tregues i zbatimit të thirrjes janë të detajuara në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike.
Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.
Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net
LISTA E DOKUMENTEVE TË THIRRJES PUBLIKE
FORMULARËT
1. Formulari i Aplikacionit për projekt/programit (përmes aplikacionit online)
2. Formulari i Propozim buxhetit (përmes aplikacionit online)
3. Formulari i deklaratës për mungesë të financimit të dyfishtë (Formulari 11)
4. Formulari i Raportit Financiar (Formulari 18)
5. Formulari i Raportit Narrativ-Përshkrues (Formulari 17)
Informata shtesë:
Afati i fundit për aplikimet 21.03.2018;
Afati i fundit për dërgimin e pyetjeve në lidhje me thirrjen 13.03.2018
Afati i fundit për dërgimin e përgjigjeve për pyetjet që lidhen me thirrjen 15.03.2018