Njoftim për shprehje interesi në shkollën "Pjetër Bogdani" për trajnimin Gjithëpërfshirja

- 30 May 2019

Qeveria e Kosovës ka marrë një kredi nga grupi i Bankës Botërore për realizimin e projektit për përmirësimin e sistemit të arsimit (ESIP), dhe ka për qëllim që një pjesë të grantit ta përdor për ta përkrahur Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe “Pjetër Bogdani” Prishtinë

Objektivi i nën-komponentit 1.3. (GZhSh) të projektit ESIP është forcimi i kapaciteteve të shkollave që financohen me fonde publike që t’i planifikojnë dhe t’i menaxhojnë burimet si dhe ta promovojnë angazhimin qytetar përmes pjesëmarrjes së mësimdhënësve, prindërve dhe komunitetit në planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e aktiviteteve të shkollës

Në kuadër të kësaj përkrahjeje do të realizohet prokurimi i shërbimeve të konsulencës të nevojshme:  Trajnim: Gjithëpërfshirja

Kualifikimet e firmës konsulente:

•             Përvoja e suksesshme në ekzekutimin e kontratave për ofrimin e shërbimeve të konsulencës të natyrës së ngjashme në dy vitet e fundit;

•             Përvojë në trajnimin e mësimdhënësve dhe përsonelin e shkollës

•             Regjistrimi ligjor i firmës nga autoritetet vendore.

Firmat konsulente të pranueshme do të vlerësohen dhe radhiten në listën e ngushtë në bazë të kërkesave kualifikuese si më lartë.

Firmat konsulente duhet të tregojnë se kanë në dispozicion staf profesional, përkatësisht trajnerë të certifikuar dhe me përvojë në ofrimin e trajnimeve të natyrës se ngjajshme.Kriteret e vlerësimit:

•             Përvoja e suksesshme në ekzekutimin dhe zbatimin e kontratave për ofrimin e shërbimeve të konsulencës nga fusha e Gjithëpërfshirjes (40%);

•             Përvoja specifike në ofrimin e trajnimeve të natyrës së ngjashme  (40%);

•             Disponueshmëria e personelit kyç profesional të kualifikuar për detyrat (20%)

Procesi i seleksionimit:Aktiviteti i prokurimit të do të realizohen në përputhje me: Udhëzime: përzgjedhja dhe punësimi i konsulentëve nga huamarrësit e Bankës Botërore” të muajit janar 2011 dhe të rishikuara në korrik të vitit 2014, dhe me dispozitat e përcaktuara në marrëveshjen për financim, sipas përzgjedhjes të bazuar në metodën e Kualifikimeve të Konsulentëve (KK).

Firmat Konsulente te interesuar që i plotësojnë kriteret minimale për kualifikim, të cekura më lartë, janë të mirëseardhura të aplikojnë me Shprehjet e tyre të Interesit për shërbime konsulente në adresën“Pjetër Bogdani” Prishtinë,më së largu deri më daten; 10.06.2019

Firmat e interesuara të konsulencës mund të marrin informacion shtesë ose Termat e Referencës të detajuar për këto detyra në adresën e shënuar më poshtë.

Detajet kontaktuese të shkollës:

Personi kontaktues: Albana Bytyqi

Telefoni: 044/230-880

E-maili: shfmu.pjeter.bogdani@rks-gov.net

               bytyqialbana84@gmail.com