- 09 Aug 2019
Për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve/programeve të OJQ-ve, që kontribuojnë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, ofruesve të shërbimeve sociale, ofruesve të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara; fuqizim të të rinjve dhe grave, që ofrojnë të mira materiale për familjet skamnore.
1. Drejtoria e Mirëqenies Sociale e Komunës së Prishtinës u bën thirrje të gjitha organizatave joqeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën e të drejtave të fëmijëve; fuqizimit të gruas dhe fëmijëve dhe ofruesve të shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuara, ofruesve të ndihmës sociale materiale për familjet skamnore, strehimit dhe trajtimit të dhunës në familje etj, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, ofruesve të shërbimeve sociale, ofruesve të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar; që kontribuojnë në ofrimin e shërbimeve për personat me autizëm; që ofrojnë ushtrime në fizioterapi dhe lojëra zhvillimore për fëmijë me aftësi të kufizuara.
2. OJQ-të në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për fushat prioritare si në vijim:
- Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe grave, viktimave të dhunës në familje dhe trafikimi me qenie njerëzore;
- Promovimi dhe ofrimi i shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara;
- Ofrimi i shërbimeve sociale dhe trajtimi i personave me autizëm;
- Ofrimi i shërbimeve ditore terapeutike për personat me aftësi të kufizuara;
- Konsistenca në ofrim të shërbimeve të ndryshme sociale;
3. Organizatat joqeveritare mund të aplikojnë me një projekt, që kontribuojnë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe grave, viktimave të dhunës në familje dhe trafikimit me qenie njerëzore, përmes aktiviteteve, si më poshtë:
- Mbrojtjen e fëmijëve dhe grave nga dhuna në familje;
- Ofrimin e strehimit për viktimat e dhunës;
- Ofrimin e këshillimeve psiko-sociale për gratë dhe fëmijët e abuzuar;
- Angazhimin e fëmijëve në shkollim;
- Këshillim për viktimat e dhunës në familje;
- Ofrimi i shërbimeve në fizioterapi dhe lojëra zhvillimore për fëmijë me aftësi të kufizuar dhe autizëm;
- Aktivitete që afirmojnë personat me aftësi të kufizuara;
- Promovojnë dhe ofrojnë shërbime për personat me autizëm;
- Aktivitete që synojnë adresimin e problemeve specifike të të drejtave të fëmijëve, me theks të veçantë, personave me aftësi të kufizuar dhe fusha të tjera të ngjashme.
4. Vlera e përgjithshme e planifikuar e thirrjes është 80,000.00€ (tetëdhjetë mijë euro).
Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 500 € (pesëqind euro) ndërsa shuma maksimale për një projekt është 6,400.00 € (gjashtë mijë e katërqind euro).
5. Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune, gjegjësisht nga dt. 09.08.2019 deri më 30.08.2019.
6. OJQ-të mund të aplikojnë vetëm me një projekt në kuadër të kësaj thirrjeje. Periudha e zbatimit të projektit është maksimumi 12 muaj .
7. Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave joqeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës së paku një vit para datës së publikimit të thirrjes publike. OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushën e të drejtatave të fëmijëve, grave, personave me autizëm dhe personave me aftësi të kufizuara.
8. Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për aplikantë, janë në dispozicion për shkarkim në faqen e internetit, në linkun në vijim: https://kk.rks-gov.net/prishtine/ ose https://prishtinaonline.com/drejtorite/mireqenia-sociale/subvencionet
9. Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen me postë ose personalisht, në adresën e mëposhtme:
Komuna e Prishtinës
Drejtoria e Mirëqenies Sociale
Rr.”UCK”, nr. 2, 10000, Prishtinë
Qendra për shërbime me qytetarë
Kati I, sporteli nr.3
Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike.
Do të hyjnë në garë për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.
10. Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: Lida.Visoka@rks-gov.net.