Nënkryetari Muhedin Nushi ishte pjesë e panelit folës në Konferencën e parë me temën "Formësimi i shoqërisë dixhitale në Kosovë"

- 25 Sep 2019

 


Nënkryetari Muhedin Nushi ishte pjesë e panelit folës në Konferencën e parë me temën "Formësimi i shoqërisë dixhitale në Kosovë", e organizuar nga Kolegji Riinvest.

Nënkryetari Nushi foli për praktikat e implementuara në Komunën e Prishtinës duke theksuar që ndryshimi dhe formësimi i shoqërisë dixhitale nuk ndodh menjëherë, por kërkon kohë e punë.

Si shembull të kësaj ai tregoi që prej vitit 2014, në Komunën e Prishtinës është filluar me hapa të vegjël për implementimin e aplikacioneve dhe platformave të hapjes së të dhënave dhe atyre që nxisin pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.

Pas 5 viteve kjo punë po rezulton, jo vetëm me projekte e sisteme të kompletuara dhe funksionale, por edhe me çmime e shpërblime, si së fundmi kur projekti E-kiosku, u zgjedh ndër 40 praktikat më të mira në Europë dhe duke u zgjedhur kryeqyteti europian më transparent së bashku me Madridin.