- 01 Oct 2019
Lokacioni ku u ndërtua Parku në lagjen Arbëria u transformua dhe revitalizua nga një deponi në një hapësirë të organizuar që do të i shërbejë të gjithë komunitetit.
Në një sipërfaqe prej rreth 2.5 hektarë, ky park e ka fushën e futbollit, basketbollit, këndin e lojërave, shtigjet për vrapim e këmbësorë, sipërfaqe gjelbëruese dhe një pamje mbreslënëse nga Prishtina.