- 27 Oct 2019
Sot jemi njoftuar për një rrëshqitje të dheut në rr. "Sami Plakolli". Menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes 2 ekipe të Inspekcionit, një nga Sektori i Rendit Komunal edhe një nga Sektori i Ndërtimit.
Pala në këtë rast nuk e ka respektuar lejen ndërtimore, sepse ende nuk e ka ndërtuar murin mbrojtës. Si rrjedhojë, Inspektori kujdestar nga Sektori i Ndërtimit e ka obliguar që t'i ndërpresë të gjitha punimet, si dhe e ka shqiptuar gjobën në vlerë 500 euro.
Inspektori kujdestar i Sektorit të Rendit Komunal e ka shqiptuar gjobën tjetër për dëmtim të rrugës, gjithashtu 500 euro, si dhe e ka urdhëruar palën që menjëherë ta rikthejë terrenin në gjendjen e mëparshme.
Vazhdimi i punimeve në ndërtimin e këtij objekti do të jetë i mundur vetëm pasi të vendoset muri mbrojtës sipas lejes ndërtimore, dhe pasi të rregullohet pjesa e dëmtuar e rrugës.