Njoftim publik për parkingje private

- 29 Oct 2019

KOMUNA E PRISHTINËS, DREJTORIA E URBANIZMIT, SHPALL KËTË

NJOFTIM PUBLIK

 

NJOFTOHEN të gjithë operatorët e parkingjeve private në territorin e komunës së Prishtinës, se prej datës 30 Tetor 2019, fillon shqyrtimi i kërkesave për t’u pajisur me leje për parkingje private.

Rregullorja nr. 01-011/02-187748/19 për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të komunës së Prishtinës, ka hyrë në fuqi me datë 19.08.2019 dhe sipas nenit 4, paragrafi 3 të gjitha parkingjet private duhet t’i përmbushin kriteret si vijon:

           ·          Të kenë shenjëzimin horizontal dhe vertikal;

           ·          Kyqja të mos lejohet në rrugën e cila ka më tepër se dy shirita për kahje të njëjtë të lëvizjes.

           ·          Parkingu duhet të ketë qasje direkte në rrugë, jo të kalojë përmes trotuarit.

           ·          Shtrimin me kubza betoni, asfalt;

           ·          Të ketë sistemin e kamerave;

           ·          Lokacioni të jetë hapësirë parkimi sipas planit urban;

           ·          Hapësira për vendparkim të ketë së paku 20 vendparkime;

           ·          Hapësira e parkimit mund të lejohet edhe në destinime të tjera, e cila ka karakter te përkohshëm, por që nuk pengon realizimin e planit rregullues dhe të jetë sipas kritereve të caktuara në këtë nen.

           ·          Dokumentacioni i nevojshëm për marrjen e pëlqimit për kyqje dhe të hapësirës së vendparkimit:

           ·          Origjinali i kopjes së planit dhe certifikata e pronësisë jo më e vjetër se 6 muaj, apo kontratë e noterizuar për shfrytëzimin e hapësirës;

           ·          Projektin për kyqje dhe funksionet e hapësirës së vendparkimit, i hartuar nga inxhinieri i komunikacionit rrugor;

           ·          Certifikatën e biznesit për ushtrimin e veprimtarisë perkatëse;

 

OBLIGOHEN të gjithë operatorët që kanë parkingje ekzistuese të i përmbushin kriteret si më lartë dhe të pajisen me leje në Drejtorinë e Urbanizmit deri me datën 15 Dhjetor 2019, në të kundërtën Drejtoria e Inspekcionit fillon shqiptimin e gjobave të parapara sipas dispozitave ndëshkuese të Rregullores nr. 01-011/02-187748/19 për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të komunës së Prishtinës.