Protokoli për hapjen e kopshteve publike në Prishtinë

- 07 Aug 2020

Vendimi i fundit i Qeverisë e delegon kompetencën për hapjen e kopshteve te komunat. Komuna e Prishtinës i menaxhon 8 kopshte publike dhe 9 kopshte me bazë në komunitet, duke përfshirë SOS kopshtin.
Këto kopshte do të hapen të Hënën, 10 Gusht, duke zbatuar udhëzimin e hartuar nga MASHT dhe protokollin e hartuar nga Komuna e Prishtinës në mënyrë që të mbrohet shëndeti i fëmijëve e punonjësve dhe parandalohet përhapja e #covid19 në institucionet parashkollore.