Njoftim për qytetarë - Pezullohen përkohësisht takimet me palë - Drejtoria e Urbanizmit

- 21 Oct 2020

Të nderuar qytetarë,

 

Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës, ju njofton se duke filluar nga data 21.10.2020, do të

pezullojë përkohësisht mbajtjen e takimeve me palë në orarin e rregullt të takimeve, ditën e martë dhe të enjte të javës, të papërcaktuara më parë.

 

Zbatimi i këtij pezullimi të përkohshëm të këtyre takimeve bëhet si masë mbrojtëse në situatën aktuale të përkeqësuar për shkak të numrit në rritje të të infektuarve me virusin Covid-19 në vendin tonë.

 

Takimet me zyrtarët përgjegjës të lëndëve/kërkesave do të vazhdojnë të mbahen me ftesë të tyre, pas njoftimit dhe caktimit paraprak të terminit.

 

Ky pezullim do të vlejë deri në një njoftim tjetër të kësaj drejtorie.

 

Në vazhdim gjeni regjistrin e zyrtarëve, numrat e telefonit dhe postës elektronike zyrtare, për kontaktim të tyre: LISTA