- 04 Nov 2014
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik filluan me shpërndarjen e më shumë se 100 m3 dru për ngrohje familjeve në nevojë të Komunës së Prishtinës.
Përfituese do të jenë mbi 50 familje, në bazë të listës së përpiluar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Zyrën për Komunitete dhe Qendrën për Punë Sociale.
Ndërsa sot, u shpërndanë mbi 20 m3 dru në “Fushën e Pajtimit” për 12 familje që jetojnë në këtë pjesë. Ky aktivitet do të vazhdojë gjatë ditëve në vijim pa lënë pas dore përpjekjet e vazhdueshme për zgjidhje të qëndrueshme lidhur me rastet e këtyre familjeve.