Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me Drejtorin për Mirëqenje Sociale Dren Kukaj dhe Drejtoreshën e Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve Zana Hamiti përuruan objektin e renovuar dhe riinvertarizuar të Qendrës për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve

- 23 Oct 2020

Banorë nga shtatë komuna marrin shërbime nga strehimorja për gra dhe fëmijë në Prishtinë dhe falë këtij investimi kemi siguruar kushte dhe infrastrukturë për shërbimet më të mira për rastet më të rënda të dhunës në familje që kërkojnë strehim aty.


Falënderim i madh për të gjithë ata që kane kontribuar që kjo strehimore të vazhdojë të mbetet një vendstrehim i sigurtë për të gjitha viktimat e dhunës në familje, pa dallim.


#STOP dhunës në familje!