- 09 May 2021
Komuna e Prishtinës ka filluar me ekzekutimin e mjeteve për të gjithë aplikuesit që kanë rezultuar pozitiv me covid19, nëpërmjet:
RT - PCR (pra, që është në listat e IKSHPK-së) dhe klinikat private të licensuara nga MSH.
Serologjik - Qendrat e Mjekësisë Familjare, Prishtinë
Rapid - Qendrat e Mjekësisë Familjare, Prishtinë.
Këto kode do të ekzekutohen pjesë-pjesë deri në fund të muajit Maj.
Vërejtje: Aplikuesit që nuk e gjejnë kodin unik të tyre dhe që kanë aplikuar gjatë muajve Dhjetor 2020 -Shkurt 2021, duhet të na shkruajnë email për të parë se ku qëndron problemi: komunaprishtine@rks-gov.net