Njoftim për zgjatjen e orarit të vaksinimit në Komunën e Prishtinës

- 10 Jan 2022

Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës, se për arsye të rritjes së kërkesës nga qytetarët e Komunës sonë për vaksinim në mbrojtje nga Covid-19, Drejtoria e Shëndetësisë në koordinim me komitetin për vaksinim dhe sekretarin permanent të Ministrisë së Shëndetësisë z. Bardiqi morën vendim që të zgjatet orari i punës në QMF 7 në Kalabri nga orari i rregullt prej 8 orësh (07:00-15:00) në orar te zgjatur prej 12 orësh (07:00-19:00) nga dita e Hënë deri të Premten, ndërsa në fundjavë (e Shtunë dhe e Diele) orari do të jetë prej orës 07:00 – 15:00.
Vendimi hyn në fuqi ditën e mërkurë, me datë 12.01.2022.