Konferenca rajonale e mbështetur nga OSBE

- 11 Mar 2022

Me Kryetarët, Nënkryetarët, Drejtorët e Drejtorive përkatëse e përfaqësues nga komunat Lipjan, Obiliq, Graçanicë, Podujevë dhe Fushë Kosovë u mbajt konferenca rajonale e mbështetur nga OSBE, me qëllim të rritjes së efikasitetit të shërbimeve për qytetarë dhe lehtësimit të lëvizjes ndërmjet komunave tona.

Në takim u diskutua për çështjet me rëndësi kritike, siç është situata me qentë endacakë dhe trafiku ndërurban. Të gjithë u dakorduan për krijimin e grupeve punuese që do të punojnë ngushtë për strategjitë e zgjidhjes së tyre.

Bashkëpunimet e tilla e rrisin kapacitetin e komunave për përmirësimin e shërbimeve.