Komuna e Prishtinës nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Zyrën e UN-HABITAT në Kosovë

- 29 Mar 2022

U nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit mes Komunës së Prishtinës dhe Zyrës së UN-HABITAT në Kosovë, për të institucionalizuar bashkëpunimin për projektet e zhvillimit të qëndrueshëm hapësinor, promovimin e trashëgimisë kulturore, zhvillimin e hapësirave të gjelbra publike, veprimin klimatik dhe strehimin, duke i pasur komunat e tjera dhe komunitetet të integruara në çdo hap të planifikimit dhe të zbatimit, brenda kornizave të bashkëpunimit efektiv ndër-komunal dhe qeverisjes në disa nivele.