- 28 Apr 2022
Sot, në seancën e tretë të Kuvendit Komunal të Kryeqytetit, diskutuam këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së dytë të Kuvendit të Komunës së Prishtinës;
2. Propozimvendimi për bartjen e buxhetit të pashpenzuar nga viti 2021 në vitin 2022;
3. Raporti financiar buxhetor i Komunës së Prishtinës për periudhën 1 janar - 31 mars 2022 (TML);
4. Raporti i punës i Komunës së Prishtinës (7 dhjetor 2021 - 31 mars 2022);
5. Propozimvendimi për subvencionimin e shoqatave të dala nga lufta;
6. Propozimvendimi për plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit për formimin e Komitetit për Komunitete, të datës 11.02.2022;
7. Propozimvendimi për dhënien e autorizimit Kryetarit të Komunës, për inicimin eprocedurave për kthimin e ndërmarrjes shoqërore "Tregjet" nga AKP në ndërmarrje publike lokale;
8. Propozimvendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objekteve të Platformës Multifunksionale, Teatrit të Operas dhe Baletit në Prishtinë;
9. Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinësnë shfrytëzim të Ministrisë së Punëve të Brendshme - Policia e Kosovës ,lagjja "Arbëria", rr. "Toni Bler" në Prishtinë;
l0. Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës në shfrytëzim të "Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë” .
Të gjitha pikat e lartpërmendura, u miratuan nga anëtarët e Kuvendit.