Kryetari Rama pjesë e tryezës së organizuar nga projekti DEMOS për temën Ligji për Kryeqytetin

- 11 May 2022

Në tryezën e organizuar nga projekti DEMOS i implementuar nga Helvetas Swiss Intercooperation, u diskutua një temë mjaft e rëndësishme: Ligji për Kryeqytetin.

Marrë parasysh se ky ligj është një kategori kushtetuese dhe domosdoshmëri për një jetë më të mirë, më të lehtë dhe më të sigurt për qytetarët e Kryeqytetit, u diskutua për nivelin e zbatimit, efektet e arritura si dhe mundësinë e ndryshimit e plotësimit të këtij ligji.