Mbahet diskutim publik për rregulloren e re për ushtrimin e veprimtarisë së transportit të udhëtarëve me taksi në Kryeqytet

- 04 Aug 2022

Sot, në Kuvendin Komunal është mbajtur diskutim publik për rregulloren e re për ushtrimin e veprimtarisë së transportit të udhëtarëve me taksi në Kryeqytet.

Diskutim i shëndoshë dhe gjithpërfshirës është zhvilluar me pronarë individual të taksive (auto taksi), kompani (radio taksi dhe taxi elektrike) dhe qytetarë të brengosur për parkime të taksive vend e pa vend.

Me draft rregulloren* tashmë në konsultime publike mund të arrijmë së bashku në rregullimin e duhur dhe të barabartë të këtij sektori. Ashtu siç e kërkon edhe Plani i Mobilitetit, me agjendë të gjelbër e infrastrukturë të përmirësuar.

Me grupin punues në Drejtorinë e Shërbimeve Publike do të shqyrtohet secili koment dhe do të aplikohen ndryshimet në draftin final, ku para se të dërgohet draft rregullorja në Kuvendin Komunal për miratim, e njëjta do të diskutohet prapë me akterët e përfshirë në diskutimin publik.

Falenderojmë pafund të gjithë për pjesëmarrjen dhe angazhimin. Bashkëpunimi është i domosdoshëm për zbatim të mirëfilltë.

 

Konsultim publik lidhur me Projekt Rregulloren për ushtrimin e veprimtarisë së transportit të udhëtarëve me taksi