- 20 Mar 2023
Njoftohen të gjitha subjektet - kafenetë, restorantet, baret, klubet e natës dhe të gjitha hapësirat e gastronomisë në kuadër të lokaleve që ushtrojnë këtë veprimtari, se për herë të fundit është zgjatë afati i aplikimit për furnizimin me pajisje për matjen e nivelit të zhurmës.
Afati për aplikimin fizik do të jetë i hapur deri më 24 mars 2023, ndërsa aplikimi online do të jetë i hapur deri më datë 26 mars 2023.
Me rregulloren e re në fuqi për matjen e zhurmës , subjektet afariste në sektorin e gastronomisë në Kryeqytet OBLIGOHEN të furnizohen me pajisje për matjen e nivelit të zhurmës së emituar jashtë, rrjedhimisht të pajisen me certifikatë që përcakton orarin e punës dhe decibelët e lejuar.
Për të aplikuar online klikoni në linkun në vijim: https://apliko.ndotja-akustike.com/
Ndërsa, aplikimi fizik mund të bëhet në sportelin nr.1, në ndërtesën e vjetër të Komunës.
Më shumë informata rreth thirrjes mund t’i gjeni në linkun në vijim: https://prishtinaonline.com/lajmet/3829/thirrje-per-aplikim-per-vendosjen-e-pajisjeve-per-matjen-e-nivelit-te-zhurmes-per-subjektet-afariste-ne-sektorin-e-gastronomise
Vërejtje: Në rast se, subjektet e gastronomisë nuk aplikojnë deri në datat e caktuara, bazuar në rregulloren në fuqi, neni 21, pika 3.2, bizneset të cilat nuk kanë aplikuar dhe rrjedhimisht nuk janë pajisura me certifikatë mund të dënohen me gjobat e përcaktuara sipas rregullores në fuqi nga 3.000 – 5.000EUR.