THIRRJA E FUNDIT PËR SEKTORIN E GASTRONOMISË

- 11 May 2023

Me rregulloren aktuale në fuqi për orarin e punës dhe matjen e zhurmës, subjektet afariste në sektorin e gastronomisë në Kryeqytet obligohen të aplikojnë për çertifikimin dhe instalimin e pajisjeve për matjen e zhurmës.

Ndonëse afati për aplikim ka skaduar Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka zgjatur afatin e aplikimit edhe për 14 ditë.

Andaj i bëjmë thirrje të gjitha subjekteve afariste të gastronomisë të aplikojnë brenda këtij afati shtesë.

Pra, periudha për aplikim do të jetë e hapur deri më 25 maj 2023, për të aplikuar online klikoni në linkun https://apliko.ndotja-akustike.com/ Ndërsa, aplikimi fizik bëhet tek sporteli nr.1, në ndërtesën e vjetër të Komunës.

VËREJTJE: Në rast se, subjektet e gastronomisë nuk aplikojnë deri në datat e caktuara, bazuar në rregulloren në fuqi, neni 21, pika 3.2, bizneset të cilat nuk kanë aplikuar dhe rrjedhimisht nuk janë të pajisur me matës të zhurmës do të dënohen me gjobat e përcaktuara sipas rregullores në fuqi nga 500 – 5.000€ si dhe me mbyllje të përkohshme të lokalit.

Më shumë informata rreth thirrjes mund t’i gjeni në linkun:  https://shorturl.at/lrNP0