- 23 May 2023
Duke u bazuar në Rregullorën për ushtrimin e veprimtarisë taksi të udhëtarëve me numër 01/346/02-257624/22 të datës 25.11.2022, përmes së cilës përcaktohet mënyra e kryerjes dhe organizimit të transportit të udhëtarëve me taksi në territorin e Kryeqytetit dhe Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban (ku masa P7 e këtij plani parasheh implementimin e “Përmisimit i të Rregullimit dhe Monitorimit të Shërbimeve të Taksive”, drejtoria e Shërbimeve Publike shpall këtë“Njoftim për operatorët Taksi Kompani (Person juridik) dhe Taksi Individual/ (Person fizik) që posedojnë leje për ushtrimin e veprimtarisë së transportit taksi të udhëtarëve, për mundësinë e ri licencimit”
Taksi Kompani (Person juridik) për tu ri licencuar për organizimin e transportit taksi të udhëtarëve, duhet të paraqesin këto dëshmi:
-Të dëshmojë se është pronar/e i/e veturave me librezë dhe/ose me marrëveshjen e nënshkruar mbi kredi (lizing) , të cilat i plotësojnë kushtet e parapara me ligj dhe rregulloren për ushtrimin e veprimtarisë së transportit të udhëtarëve me taksi;
-Viti i prodhimit të jetë jo më i vjetër se 8 vite për flotën ekzistuese, ndërsa për të rritur flotën deri në 40 (dyzet) vetura, duhet të jenë hibrid dhe/apo elektrik;
-Vetura duhet të ketë bazën ngjyrë të bardhë;
Taksi Individual apo Taksi i Kryeqytetit (Person fizik) të cilët aplikojnë për tu ri licencuar për organizimin e transportit taksi të udhëtarëve, duhet të paraqesin këto dëshmi:
-Të dëshmojë se është pronar/e i/e veturës me librezë dhe/ose me marrëveshjen e nënshkruar mbi kredi (lizing) , të cilat i plotësojnë kushtet e parapara me ligj dhe rregulloren për ushtrimin e veprimtarisë së transportit të udhëtarëve me taksi;
-Viti i prodhimit të jetë jo më i vjetër se 8 vite ose të jetë veturë elektrike/hibride;
-Vetura duhet të ketë bazën ngjyrë të verdhë;
Vetura elektrike dhe / apo hibride me të cilën kryhet transporti taksi i udhëtarëve duhet:
Të jetë me pesë (4+1) ulëse;
Të ketë timonin në krahun e majtë dhe të ketë së paku katër (4) dyer;
Të jetë hibrid dhe/apo elektrik;
Vetura elektrike duhet të kenë kapacitete të udhëtimit me energji elektrike minimum prej 200 KM, me një mbushje sipas klasifikimit Worldwide Light Duty Vehicles Test Procedure (WLTP);
Veturat elektrike duhet të kenë kapacitet minimal të baterisë prej 40 kwh.
Të prezantoj dokumentin COC;
Specifikimi teknik i mbushëseve elektrik duhet të përmbaj këto kërkesa:
- Kapaciteti i mbushësit DC (niveli 3) në dalje për vetura elektrike duhet të jetë minimalisht 50 KW për njësi dhe të kenë deklaratë të konfirmitetit të BE-së (CE certifikatë), EN 61851-23 dhe ISO 15118;
- mbushësat DC (niveli 3) për vetura elektrike duhet të kenë minimalisht një dalje për mbushje me konektor të llojit CCS2.
Kriteret vetëm për Taksi Kompani (Person juridik) , të cilët aplikojnë për ri licencim me vetura/ë elektrike.
Taksi Kompani (Person juridik) dhe Taksi Individual/Taksi i Kryeqytetit (Person fizik) të cilët plotësojnë kushtet e lartshënuara do të pajisjen me “Leje për ushtrimin e veprimtarisë afariste për organizmin e transportit taksi të udhëtarëve” , në kohëzgjatje prej pesë (5) viteve me mundësi vazhdimi.
Afati maksimal për përshtatjen me kushtet e reja do të jetë gjashtë (6) muaj nga dita e shpalljes së këtij njoftimi.
Vëmendje: Të gjitha përgjegjësit dhe obligimet tjera të ushtrimit të veprimtarisë të transportit taksi, rregullohen sipas Rregullores për ushtrimin e veprimtarisë taksi të udhëtarëve duke u bazuar në Rregulloren 01/346/02-257624/22 të datës 25.11.2022: