- 27 Nov 2023
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama mori pjesë në hapjen e fushatës "16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore" me moton “SOT DHE ÇDO DITË TJETËR” e cila u organizua nga Zyra për Koordinimin e të Drejtave të Njeriut dhe Barazi Gjinore.
Me këtë rast kryetari i Prishtinës, tha se kryeqyteti përmes projekteve të ndryshme dhe institucioneve të saj po ju del në ndihmë viktimave të dhunës.
“Kuvendi Komunal i Kryeqytetit, në bashkëpunim me Drejtorinë tonë për Mirëqenie Sociale, pikërisht para një viti miratoi një vendim historik. Ishte ky vendimi për të ofru përkrahje financiare për viktimat e dhunës në familje. Sot, mbas një viti, kam kënaqësinë t’ju njoftoj se, përmes punës së përkushtuar të Komisionit për Shqyrtimin e Kërkesave për këtë përkrahje, ne i kemi ndihmu 23 viktima, duke nda gjithsej 65,000 € për strehim, ushqim dhe përkujdesje ndaj fëmijëve të tyre. Njëmbëdhjetë aplikantë kanë fitu edhe të drejtën e akomodimit, që është një dëshmi e mbështetjes së palëkundshme të kryeqytetit për njerëzit në nevojë” – deklaroi kryetari Rama.
Sipas statistikave zyrtare, nga janari deri në korrik të këtij viti janë raportuar mbi 1500 raste të dhunës në familje në Kosovë.