Njoftim për sektorin e Gastronomisë për kryerjen e pagesës së taksës për punë gjatë orarit të natës, për vitin 2023

- 27 Feb 2024

Sipas Rregullores për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike 01-110/04-277218/22, konkretisht Neni 7, Pika 1, obligohen subjektet afariste-klubet e natës të paguajnë taksën për punë gjatë orarit të natës, për vitin 2023.

Andaj, ftohen të gjitha subjektet afariste-klubet e natës të aplikojnë për t`ju nënshtruar procedurave të parapara për t`u pajisur me Certifikatë, në të cilën përcaktohet orari i punës dhe niveli i lejuar i decibelëve (ndotja akustike).

Kërkesës duhet ti bashkëngjiten:
1. Certifikata e biznesit me informata; dhe
2. Kopja e dokumentit identifikues.

Afati i aplikimit, nga 28 shkurt 2024 deri më 15 mars 2024.

Kërkesa duhet të paraqitet në sportelet e Qendrës për Shërbim me Qytetarë, objekti i vjetër i Kryeqytetit.