Mbahet punëtoria e tretë për riorganizimin e shkollave në Kryeqytet

- 20 May 2024

U mbajt punëtoria e tretë me ekspertë nga fusha e arsimit dhe të tjerë lidhur me këtë sektor, si pjesë e planifikimit për riorganizimin e shkollave në Kryeqytet. Pjesëmarrësit po ndajnë përvojat e tyre dhe po propozojnë zgjidhje e strategji konkrete për sfidat aktuale që hasin shkollat në Prishtinë, me qëllim të rritjes së cilësisë në arsim, me qëllim që shkollat të jenë në gjendje të plotësojnë nevojat e nxënësve.

Rezultatet e këtyre diskutimeve ndihmojnë në formësimin e planeve konkrete arsimore për organizim më të mirë të shkollave në të mirë të femijëve.

4