- 30 Oct 2024
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me drejtorin e Inspektoratit të Kryeqytetit, Florian Dushi, ka dalë në terren për të monitoruar veprimet e Inspektoratit në ndalimin dhe gjobitjen e transportuesve të paligjshëm të udhëtarëve.
Ky aksion synon eliminimin e aktiviteteve të paligjshme që rëndojnë trafikun dhe ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës në qytet.
Transportuesit e paligjshëm kontribuojnë ndjeshëm në dendësimin e trafikut, duke krijuar kaos në rrugë dhe duke ulur standardet e shërbimit për qytetarët. Kjo nismë është pjesë e përkushtimit për të krijuar një Prishtinë moderne dhe me standarde të larta në transportin publik, duke ndërtuar një qytet më funksional dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.