- 21 Jan 2025
Për organizatat joqeveritare, të profilizuara në Art dhe Kulturë, me fokus në organizimin dhe realizimin e koncerteve orkestrale në mënyrë profesionale (Orkestra e Kryeqytetit) në shënimin e ngjarjeve dhe datave me rëndësi që lidhen me Kryeqytetin. Përmes kësaj thirrjeje synohet që të promovohet muzika klasike dhe bashkëkohore si dhe jeta kulturore në Kryeqytet, me qëllim të përmbushjes së nevojave kulturore – muzikore të audiencës së gjerë.
1. Kushtet dhe kriteret artistike të aplikimit
- Të drejtë aplikimi kanë organizatat jo-qeveritare të profilizuara në Art dhe Kulturë;
- Organizata dhe bartësit e projektit të jenë personalitete të dëshmuara në fushën e artit dhe kulturës;
- Organizata duhet të ketë orkestër ekzistuese të traditës perëndimore të muzikës artistike, me minimalisht 15-18 anëtarë profesionistë me përvojë në fushën e muzikës aristike (klasike);
- Orkestra të ketë të paktën një koncert të realizuar të muzikës koncertale me solist, të periudhës barok;
- Organizata të prezantoj Koncept Kuratorial për orkestrim - të dorëzohet plani programor tre (3) vjeçar i operimit, për pesë (5) koncerte dhe dy (2) master klasë edukative në vit, me artistë të dëshmuar në fushën e muzikës;
- Mjeshtri (udhëheqësi/ja) i/e orkestrës të jetë një person me përvojë të gjatë në fushën e tij dhe të jetë artist/e me reputacion tek publiku dhe komuniteti muzikor;
- Të jenë fleksibil në organizimet e aktiviteteve dhe shënimin e datave me rëndësi që lidhen me Kryeqytetin.
2. Propozimet dhe dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet fizikisht tek sportelet e Komunës së Prishtinës.
- Propozimet/projektet të cilat nuk e kanë dokumentacionin e kompletuar do të diskualifikohen.
- Dokumentet nuk pranohen pas mbylljes së Thirrjes Publike.
- Ngarkimi i dokumentit të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë do të konsiderohet si mungesë e dokumentit.
- Do të konsiderohen vetëm projektet/propozimet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë Thirrje Publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas Thirrjes Publike;
- Organizatat duhet të dorëzojnë, certifikatën e regjistrimit të OJQ-së si dhe kopjen e letërnjoftimit të përfaqësuesit.
Të gjitha çështjet që lidhen me Thirrjen Publike, mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net.
Afati për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë.