- 29 Jun 2015
PAW – Event Cities 2015/Java e Arkitekturës në Prishtinë mbahet prej 29 qershor deri me 12 korrik 2015 dhe ka për qëllim të riaktivizojë dhe riprogramojë ndërtesat dhe hapësirat publike qe janë te lëna pas dore, duke propozuar skenare të reja për përdorimin e tyre në të ardhmen, duke krijuar hapësira adekuate për artistët e rinjë dhe grupet e paekspozuara dhe duke rritur kapacitetin e studentëve lokal dhe profesionistëve te artit dhe arkitekturës.
Java e Arkitekturës në Prishtinë , si ngjarja me e madhe dhe e vetmja e ketij lloji në Kosovë, përsëri do të trajtojë probleme të prekshme dhe të pranishme jo vetëm në qytetin e Prishtinës por në tërë rajonin. Këtë vit, Java do të përfshijë një numër edhe më të madh të individëve nga të gjitha fushat e artit. Programi i gjerë i PAW-it i përbërë nga ligjërata, ekspozita, debate, intervenime, shfaqje të filmave dhe konkurse, do të pasurohet më tutje nga punëtoritë e shumta me bashkëpunim të ndërsjellë dhe të drejtuara nga ekspertë të njohur ndërkombëtarë të fushave përkatëse. Si edicion i tretë. Java e Arkitekturës do të vazhdojë të forcojë dhe të rrisë më tej paraqitjen ndërkombëtare të jetës kulturore të Kosovës dhe të artistëve dhe arkitektëve të rinjë lokal. Këtë vit Java e Arkitekturës përmes punëtorive të saj do të identifikojë hapësirat e lira në të gjithë qytetin dhe do vlerësojë potencialin e tyre hapësinor për të akomoduar aktivitet kulturore me qëllim të krijimit të një rrjeti të hapësirave të cilat do ti kontribuonin kulturës urbane dhe jetës artistike te qytetit. Më tej punëtoritë e PAW-it do të prodhojnë dizajne të implementueshme dhe duke përdorur metoda inovative propozoj plane të menaxhimit kulturor te këtyre hapësirave, që janë ekonomikisht rentabile. Artistëve të rinjë, iniciativave dhe organizatave kulturore do t’ju ofrohen hapësira të reja ku ata mund të promovojnë artin dhe ti zhvillojnë aktivitetete tyre.
PAW deri ne 2 edicionet e kaluara ka patur mbi 40 ligjerues eminent sikurse Sir.Peter Cook, Elia Zanghelis, Enric Ruiz Geli, Emre Arolat, Pippo Ciorra, jane organizuar 8 ekspozita, 10 Shtepi dhe Studio te Hapura, ne total mbi 80 aktivitete qe u percollen nga mbi 8000 individ.
Në përkrahje të PAW Event Cities 2015, drejtori I Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit Liburn Aliu do te mbajë një ligjeratë, sonte, me 29 qershor në orën 19:30, në Modelariumin e Fakultetit të Ndërtimtarisë e Arkitekturës.
Ftojmë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë.