Drejtoresha Nagavci priti në takim përshfaqësuesit e arsimit nga Dortmundi

- 08 Oct 2015

Mësimi tërëditor kryetemë e takimit midis drejtoreshës Nagavci dhe përfaqësuesve të arsimit nga Dortmundi
 
Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci priti në një takim përfaqësues të arsimit nga Dortmundi i Gjermanisë. Në takim ishte i pranishëm edhe shefi i sektorit të arsimit në Dortmund, z. Bernd Bruns, drejtorë të shkollave, mësimdhënës, etj.
 
Qëllimi i kësaj vizite ishte që ky delegacion të njihet për së afërmi me punën që është duke u bërë në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prishtinës si dhe të shkëmbehen përvojat në këtë fushë.
 
Temë e takimit ishte edhe mësimi tërëditor, pasi që shkollat në Gjermani punojnë tash e një kohë të gjatë me këtë sistem të edukimit. Lidhur me këtë, përfaqësuesit nga Dortmundi i dorëzuan drejtoreshës Nagavci edhe dokumente se si organizohet mësimi tërëditor në Gjermani. Ata u shprehën të gatshëm që të sjellin përvojën e tyre edhe në fushën e vlerësimit të performansës së nxënësve, mësimdhënësve dhe institucioneve arsimore.