- 26 Oct 2015
Hapjen e bëri drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila me këtë rast tha se Komuna e Prishtinës është e dedikuar që të hapë çerdhe në ntë gjitha lagjet e Prishtinës për t'iu mundësuar të gjithë fëmijëve edukim parashkollor. Z. Nagavci tha se janë në proces edhe hapja e çerdheve nëpër lagjewt dhe fshatrat tjerë të Komunës, si në Besi, Arbëri dhe Kodër të Trimave.
Ndërkaq, Fitore Pacolli, drejtuese e kabinetit të kryetarit dhe njëherësh ideatore e projektit "çerdhe me bazë në komunitet", tha se si në rastin e çerdhes së parë "Botanika", në lagjen Mati, Komuna ka siguruar të gjitha mjetet didaktike dhe infrastrukturën e nevojshme për çerdhen "Ngjyrat". Ajo shtoi se Komuna e Prishtinës është e vetëdijshme që Hajvalia ka nevojë për më shumë çerdhe dhe është e përkushtuar që qytetarëve t'ua plotëspjë nevojat në të ardhmen.
Çmimi për një fëmijë në çerdhen "Ngjyrat" është 100 euro, mirëpo prindërit me të ardhura të ulëta do të subvencionohen nga Komuna siç është paraqitur më poshtë:
1. Prindërit me të ardhura mujore deri në 500 euro, Komuna i subvencionon me vlerë 50 euro në muaj për fëmijë.
2. Prindërit me të ardhura mujore deri në 700 euro, Komuna i subvencionon me vlerë 30 euro në muaj për fëmijë.
3. Prindërit me të ardhura mujore deri në 1000 euro, Komuna i subvencionon me vlerë 20 euro në muaj për fëmijë.
4. Prindërit me të ardhura mujore mbi 1000 euro nuk do subvencionohen nga Komuna dhe paguajnë pagesën e plotë
Në këtë mënyrë krijon mundësi për secilin fëmijë që të vijojë edukimin parashkollor me kosto të përballueshme.