Federata Ndërkombëtare e Tenisit investon në Prishtinë

- 07 May 2024

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me nënkryetarin Alban Zogaj dhe drejtorin e drejtorisë së sportit, Bardh Krasniqi, mirëpritën në takim z. Vitor Cabral, drejtor i zhvillimit të federatës ndërkombëtare të tenisit

Z. Cabral njoftoi se tashmë ITF ka zotuar fonde për investim në terrene sportive të tenisit në Kryeqytet.

Kryetari Rama dhe nëkryetari Zogaj falënderuan z. Cabral për investimin.

“I falënderojmë shumë për mbështetjen dhe do të jemi të hapur për investime të reja në tenis” – ka deklaruar nënkryetari Zogaj.


Prishtina është zgjedhur Qytet Evropian i Sportit 2024.